Showbiz

Mjekët u përpoqën ta ringjallin reperin Coolio për 45 minuta

Mjekët kaluan 45 minuta duke u përpjekur ta ringjallin reperin Coolio, raporton TMZ.

Ai vdiq pasditen e së enjtes në moshën 59-vjeçare. Ai u gjet në dyshemenë e banjës në shtëpinë e shokut të tij. Siç raportojnë mediat, ekipi i emergjencës është përgjigjur me shpejtësi, por fatkeqësisht nuk ka dhënë shenja jete.

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Menaxheri i reperit deklaroi se ai kaloi disa ditë në Las Vegas për të zgjidhur një çështje pasaporte dhe më pas shkoi në Gjermani sepse kishte planifikuar një koncert.

Ai filloi të merrej me muzikë në vitet 1980, dhe u bë i famshëm në vitin 1995 pas publikimit të këngës "Gangsta's Paradise".

Coolio llogaritet të jetë reperi i parë ndërkombëtar, i cili dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, kishte mbajtur koncert para mijëra fansave në Prishtinë dhe kështu ai u hapi rrugë yjeve tjerë botërorë për të performuar në shtetin më të ri të Evropës.

Coolio pati performuar edhe në “Boondsteel” para trupave ushtarake amerikane në Kosovë.