Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa shfaqet nudo në rrjetet sociale

Dua Lipa është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale, duke postuar fotografi dhe video kryesisht nga ngjarjet e saj muzikore.

Mirëpo së fundmi, këngëtarja kosovare me famë botërore ka befasuar fansat duke postuar në mesin e disa fotografive, një foto ku duket tërësisht nudo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këngëtarja 27-vjeçare duket në foto sikur ka dalë nga vaska, ndërkohë që shikon jashtë dritares me kufjet në vesh. Në trupin e saj të zhveshur shihen edhe fluskat e shampos.

Dua ka zhvilluar këtë muaj një varg koncertesh nëpër disa shtete latine, përfshirë Brazilin dhe Argjentinën.

Image