Showbiz

Billie Eilish e shënon përfundimin e turneut me koncert digjital

Foto: AP/Associated Press
 

Pop këngëtarja e famshme, Billie Eilish, do ta shënojë përfundimin e turneut botëror, “Happier Than Ever”, me një koncert special që do të transmetohet live, raporton portali “Female”.

Të premten (30 shtator), ylli i hitit “Bad Guy” do ta transmetojë koncertin e xhiruar të titulluar, “Happier Than Ever, The World Tour”, në platformën “Apple Music”, në prag të përfundimit zyrtarë të turneut që zgjati plot shtatë muaj.