Gazeta angleze “The Guardian” ka publikuar një ditar të aktorit të famshëm anglez Alan Rickman, që vdiq më 14 janar të vitit 2016.
Aktori i famshëm i filmave si “Harry Potter” e “Die Hard”, në ditarin e tij kishte përmendur aktoren, tash me renome botërore, Emma Watson, që po ashtu luajti në filmin “Harry Potter”.
Në shkrimin e tij në ditar më 30 korrik të vitit 2003, Rickman, kishte qenë kritik ndaj diksionit të }atsonit, duke thënë se ishte “sikur nga Shqipëria”.
“Dita nisi me një fillim të mrekullueshëm me ekranin që vinte në kokën time, një ndërprerje e papritur dhe e shpejtë e ndjekur nga melankolia që zgjati tërë ditën. Drejtori Alan Cuaron, ishte i ashpër me mua. E dua aq shumë sa që ta lë të zgjasë shumë. Ai është nën presion të zakonshëm dhe edhe ai fillon të bëjë prova para kamerave para aktorëve dhe këta fëmijë kanë nevojë për regji. Ata nuk i dinë rreshtat dhe thëniet e tyre dhe diksioni i Emmas (Watson) është nganjëherë sikur nga Shqipëria”, ka shkruar Rickman.