Showbiz

Bideni e nderon Elton Johnin me medalje

Foto: AP
 

Sir Elton John performoi në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 1998 dhe iu dha një çmim nga presidenti amerikan, Joe Biden, për kontributin e tij në muzikë.

Ylli veteran mahniti më shumë se 2,000 të ftuar, duke përfshirë mësues, infermierë dhe avokatë të LGBT-së, me performancën e tij, e cila u organizua për të festuar "krijuesit e historisë së përditshme", raportoi BBC-ja të shtunën.