Mozzik ka publikuar të premten këngën e tij më të re, me titull “Të dua”.
Reperi duket se këngën ia ka kushtuar vajzës së tij, Hana.
Në vargjet e këngës, Mozzik flet për ndarjen nga Loredana dhe nga vajza e tij dhe për vështirësitë që ka për shkak të largësisë nga familja.
Mozzik ka qenë për një kohë në lidhje me reperen shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana, me të cilën e ka edhe vajzën e tij, Hana.