Showbiz

Kanye West i kërkon falje Kim Kardashianit

Foto: AP
 

Kanye West i ka kërkuar falje ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, nëse shpërthimet e tij në internet i shkaktuan asaj stres.

Në një intervistë ekskluzive për ABC News që u transmetua pjesërisht në Good Morning America të enjten, reperi 45-vjeçar – emri zyrtar i të cilit tani është Ye, ka folur për marrëdhënien e tij me Kardashian, e cila bëri kërkesë për divorc në shkurt të vitit 2021, pas gati shtatë vitesh martesë, raportoi “People” të enjten.