Dy prej këngëtareve më të pëlqyera të kësaj kohe, Camila Cabello dhe Dua Lipa, gjatë fundjavës u panë duke biseduar dhe kaluar kohë së bashku në koncertin e rok bendit, “Coldplay”, në Bogota të Kolumbisë.
Yjet e popit dukeshin sikur po argëtoheshin shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Në një video që po qarkullon online, këngëtarja e hitit “Havana” shihet duke i treguar Duas diçka, para se ylli i hitit “Levitating” të shpërthej me të qeshura. Ato vazhdojnë të bashkëbisedojnë për ca kohë gjatë këtij takimi të ëmbël, e që i gëzoi jashtëzakonisht shumë fansat e tyre që padyshim do ta mirëprisnin një bashkëpunim nga kjo dyshe.
— v (@ViralMaterialz) September 18, 2022
Këto javët e fundit, Lipa dhe Cabello, i kanë mbajtur disa performanca nëpër Amerikën Jugore, përfshirë këtu festivalin “Rock in Rio” në Brazil. Cabello ka shërbyer si performuese mysafire në tri koncerte të grupit “Coldplay” të organizuara në kuadër të turneut të tyre botëror, i cili ka për qëllim ta promovojë albumin e tyre të fundit, “Music of the Spheres”.
Ndërkohë, ky vit ka qenë goxha i zënë me angazhime edhe për këngëtaren latine, Camila Cabello, e cila sivjet shërben si njëra prej anëtarëve të jurisë së shout “The Voice”. Ajo i bashkohet yjeve, Blake Shelton, John Legend dhe Gwen Stefani, në edicionin e 22-të të garës muzikore shumë të shikuar në NBC.