Ylli i popit, Dua Lipa, po ndihet e çliruar si kurrë më parë teksa po punon në albumin e saj të tretë muzikor.
Këngëtarja e hitit “Potion” thotë se asnjëherë më parë nuk është ndier më në kontroll të një projekti muzikor, se tani.
“Teksa po e shkruaj albumin tim të ri, po ndihem edhe më e çliruar në një mënyrë plotësisht ndryshe. Po ashtu jam më në kontroll se që kam menduar të gjërave që dua t’i shprehë me këtë projekt muzikor”.
E pyetur çfarë domethënie ka liria për të, Lipa për revistën “Vogue Australia” tha: “Liria, veçanërisht si grua, do të thotë të jesh në gjendje t’i marrësh gjërat në duart e tua, të kesh kontroll mbi gjërat në të cilat beson dhe të kesh zë”.
Këngëtarja 27-vjeçare me prejardhje kosovare dhe famë botërore, së fundmi e pranoi se në albumin e tretë nuk po ka frikë të prekë tema të ndryshme. Ylli i hitit “Levitating” thotë se projekti përcjellës i albumit të vitit 2020, “Future Nostalgia”, është më i maturi që e ka realizuar deri më tani dhe ajo nuk përmbahet kur flet për gjërat që kanë rëndësi për të.
“Unë definitivisht jam rritur në të gjitha aspektet, si person, nga ama muzikore por edhe nga ana intelektuale. Unë po e kuptoj fuqinë time dhe nuk kam frikë të flas për gjëra të ndryshme. Albumi im i radhës ka të bëjë me të kuptuarit se çfarë duan ë të vërtetë”.
Në muajin mars. Dua i informoi fansat se albumi i ri është kompletuar 50 për qind. Fituesja e çmimit “Grammy” tha se është e lumtur me progresin që e ka bërë dhe po ndihet e emocionuar për disa prej këngëve të cilat tashmë i ka incizuar.