Showbiz

R Kelly ofroi 1 milion dollarë për t’ia rikthyer kasetën pornografike me fëmijë

R Kelly thuhet se kishte ofruar 1 milion dollarë për ta marrë një kasetë me pornografi të fëmijëve.

Prokurorët në gjyqin e këngëtarit në Chicago paraqitën prova të ofertës së dukshme, të cilën ata pretendojnë se ka ndodhur në vitin 2000.

Ata thonë se regjistrimi tregonte këngëtarin duke abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare.

Ai po përballet me akuza duke përfshirë prodhimin e pornografisë së fëmijëve, për kërcënimin e dëshmitarëve në gjyq dhe për përpjekjen për të fshehur provat, raportoi FemaleFirst të enjten.

Një ish-"agjent " për Kellyn, Charles Freeman, dëshmoi se si Kelly iu drejtua atij në vitin 2001 për t'i kërkuar atij të gjurmonte kasetën.

Freeman shtoi se ai i bëri presion Kellyt dhe bashkëpunëtorëve të tij për vite me radhë që t'i paguanin atij 1 milion dollarët e plotë pasi ai e gjeti dhe ia ktheu kasetën.

Kelly tashmë është duke vuajtur një dënim me 30 vjet burgim të vendosur nga një gjykatës federal në New York në qershor për akuzat e tij të vitit 2021 për shantazh dhe trafikim, dhe përballet me më shumë vite që i shtohen dënimit nëse shpallet fajtor në gjyqin në Chicagos.