Jonah Hill ka bërë të ditur se tani e tutje nuk do t’i promovojë projektet e tij filmike, për shkak se dëshiron të fokusohet në shëndetin e tij mendor.
Aktori, i cili së fundmi e bëri regjinë e dokumentarit “Stutz”, ku së bashku me psikologun, Dr. Phil Stutz, diskuton në detaje për shëndetin e tij mendor, e ka publikuar një letër të hapur përmes së cilës shpjegon se sulmet e tij të ankthit janë përkeqësuar si pasojë e prezencës në media dhe ngjarje publike.
“Sapo e kam përfunduar projektim tim të dytë regjisorial, një dokumentar i cili e eksploron shëndetin mendor në përgjithësi. Qëllimi i realizimit të këtij filmi ishte t’ia ofroja publikut mundësitë për t’u përballur me problemet e tyre, të cilat unë i kam mësuar në seancat me psikologun tim. Gjatë këtij rrugëtimi të zbulimit të vetes përbrenda filmit, e kam kuptuar se i kam kaluar 20 vjet duke përjetuar sulme të ankthit, të cilat ishin përkeqësuar si pësoj e prezencës sime në media dhe ngjarje publike. Tani e tutje, ju nuk do të më shihni duke i promovuar filmat e mi, pasi ka vendosur ta bëjë këtë hap të rëndësishëm për ta mbrojtur veten. Shpresoj që puna do të flas për veten dhe jam falënderues ndaj bashkëpunëtorëve të mi, partnerëve të biznesit dhe të gjithë juve që po e lexoni këtë letër, për mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”.
Në fillim të javës edhe aktori tjetër hollywoodian, Tom Holland, i lajmëroi fansat se po pauzon përkohësisht nga rrjetet sociale, për hir të shëndetit mendor.
Jonah Hill po ashtu luan në komedinë e ardhshme, “You People”, të cilën e ka bashkëshkruar me regjisorin, Kenya Barris. Filmi në të cilin po ashtu luajnë aktorët, Eddie Murphy dhe Julia Louis-Dreyfus, do të publikohet në platformën Netflix, në fund të këtij viti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.