Showbiz

Linda Evangelista rikthehet në “Vogue” pas deformimit të fytyrës nga një ndërhyrje

Modelja Linda Evangelista është shfaqur në kopertinën e revistës “Vogue” për herë të parë që kur tha se ishte “deformuar” nga një procedurë estetike që shkoi keq.

Në fotografinë e ballinës së revistës, shiriti dhe llastiku janë përdorur për të tërhequr fytyrën, nofullën dhe qafën e saj, duke fshehur problemet e shkaktuara kur një trajtim për ngrirjen e dhjamit e ktheu atë në një gjendje më të keqe, njoftoi BBC të premten.

"Kjo nuk është nofulla dhe qafa ime në jetën reale, dhe nuk mund të eci me shirit kudo", ka thënë Evangelista për foton.

Ajo i tha revistës se "po përpiqej ta donte veten ashtu siç është".

Ka kaluar pothuajse një vit që kur supermodelja kanadeze, një nga fytyrat më të njohura në pasarelat dhe kopertinat e revistave në vitet 1990 dhe 2000, ishte zhdukur nga qendra e vëmendjes sepse ishte "shpërfytyruar brutalisht" nga procedura e reduktimit të yndyrës.

Ajo tha se trajtimi CoolSculpting - një emër i markës për kriolipolizën, i cili përdor temperatura të ftohta për të reduktuar depozitat e yndyrës, shkoi keq kur një efekt anësor i rrallë u rrit, në vend që të zvogëloheshin qelizat dhjamore.

Evangelista ka thënë tani se po t’i dinte efektet anësore që do t’ia shkaktonte ndërhyrja, nuk do ta ndërmerrte këtë rrezik asnjëherë.