Showbiz

“The Greatest Beer Run Ever”, filmi i ri i aktorit Zac Efron

Është publikuar traileri i filmit “The Greatest Beer Run Ever”, i cili në rolin kryesor e sjell aktorin, Zac Efron.

I bazuar në ngjarje të vërtetë, filmi e rrëfen historinë e John ‘Chickie’ Donohue i cili udhëton nga New Yorku në vitin 1967, për t’i dërguar birrë miqve të tij të ushtrisë në Vietnam, për t’iu treguar se e kanë mbështetjen e qytetarëve të Amerikës. Gjatë qëndrimit atje, ai përballet me realitetin e luftës.

Me regji të Peter Farrellyt, filmi vjen i bazuar në librin “The Greatest Beer Run Ever: A Memoir Of Friendship, Loyalty, and War”, me autorë John Donohue dhe J.T. Molloy.

Krahas Efronit, në film luajnë edhe aktorët, Russell Crowe, Bill Murray, Jake Picking, Will Ropp, Archie Renaux, Kyle Allen, Matt Cook dhe Ruby Ashbourne Serkis.

Ky projekt kinematografik pritet ta shënojë premierën botërore në Festivalin ndërkombëtar të filmit në Toronto, i cili mbahet nga 8 deri më 18 shtator të këtij viti.

“The Greatest Beer Run Ever” po ashtu lansohet në kinema të limituara dhe në platformën digjitale Apple TV+, më 30 shtator.