Kid Cudi ka folur për një problem shëndetësor që e kishte detyruar të largohet për ca kohë nga muzika, shkruan “Page Six”.
Në një intervistë për revistën “Esquire”, reperi zbuloi se në vitin 2016 kishte pësuar sulm në tru, dy javë pasi ishte regjistruar në një qendër rehabilituese për trajtimin e varësisë nga droga dhe depresionit.
38-vjeçarëi i famshëm tha se i ishte dashur të hospitalizohej pasi sulmi i shkaktoi pengesë në të folur dhe lëvizje, situatë kjo e cila e kishte frikësuar jashtë mase.
Pasi iu nënshtrua rehabilitimit fizik për disa muaj, Cudi më në fund e kuptoi se shëndeti I tij ishte përmirësuar, kur bëri audicion për shfaqjen e Broadëayt, “Lobby Hero”, me Michael Ceran.
Reperi i hitit “Mr. Rager” u desh ta mësonte një pjesë të madhe të dialogut për këtë rol, i cili përfundimisht iu dha një tjetër aktori. Megjithëkëtë, Cudi përfundoi duke u ndier fitues për shkak të përmirësimit të gjendjes së tij.
“Ia vërtetova vetes se mund t’ia dilja mbanë. Atëkohë me nevojitej ky lloj vetëbesimi. Ndihesha i lumtur, sepse e kuptova se truri im ishte ende i fortë dhe nuk ishte dëmtuar nga sulmi që e kisha përjetuar”.
Gjatë të njëjtës intervistë, reperi amerikan foli edhe për zënkën e tij të vazhdueshme me Kayne Westin. Cudi tha se dëshiron që ai të tregohet burrë dhe ta pranojë shkurorëzimin nga Kim Kardashian.
“Nëse nuk mund të bëhesh burrë dhe të ballafaqohesh me faktin se e ke humbur gruan tënde, atëherë ky nuk është problem im. Duhet t’i pranosh gabimet tua si çdo burrë tjetër. Edhe unë kam humbur gra të rëndësishme, por më është dashur ta pranojë përgjegjësinë time për këtë. Nuk më nevojiten dramat e Kanyes në jetë”, deklaroi Cudi.
Dy reperët e famshëm i prishën raportet shoqërore mes tyre gjatë vitit të kaluar, kur Kardashian e filloi lidhjen romantike me komedianin, Pete Davidson, një prej miqve të ngushtë të Kid Cudit. Si pasojë e kësaj zënke, West përfundoi duke e larguar Cudin, emri i vërtetë i së cilit është Scott Ramon Seguro Mescudi, nga albumi i tij i fundit “Donda 2”.