Aktorja Arjola Demiri ka folur për marrëdhënien e saj me këngëtaren Beatrix Ramosaj gjatë kohës sa ishin në Big Brother.
Ajo ka thënë se ato nuk kanë qenë shoqe më herët porse ajo e njihte nënën e këngëtares dhe tezen e saj.
Demiri në emisionin “Një kafe me Labin”, ka shtuar se kanë qenë në kontakt bashkë me Beatrixin edhe pas daljes nga ku format, duke shtuar se raportet ngelen të sqarohen edhe më tutje.
“Unë jam munduar me e ruajt Trixën, jam mundu me i fol, e kam parë që më është ofruar, dhe deri në momentin e fundit kam dashur ta mbrojë, sepse prej banorëve tjerë jam kam qenë personi që kam pas më së shumti të njohur nga jashtë, brenda në shtëpi. Jam munduar ta mbrojë. Unë nuk e kam pasur shoqe Trixën, e kam pasur të njohur maminë dhe tezen e saj. Për shkak të respektit jam munduar ta përkrah Trixën. Kur kam dal e kam pyetur Antigonën për të. Nuk ka pasur asnjë konflikt mes nesh, sigurisht që raportet ngelen të sqarohen. Edhe Trixa më ka shkruar”, ka thënë ajo.