Showbiz

Ledri Vula, ndër këngëtarët më aktivë të kësaj vere

Ledri Vula vazhdon të jetë ndër artistët më të preferuar të skenës shqiptare. Mbi 15 vjet në skenë, Ledri numëron një numër të madh hitesh, mes tyre edhe shumë bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm.

Bashkëpunime të shumta solli idhulli i shumë të rinjve gjatë kësaj vere.

Në fillim të sezonit të verës, Ledri dhe Kida u bënë bashkë për një prej këngëve më të pëlqyera të verës . “TDU” tashmë ka arritur mbi 20 milionë klikime në Youtube. Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes dyshes. Bashkëpunimi i tyre me vitin e kaluar me Butrint Imerin, “Dale”, ishte një prej hiteve të verës së kaluar.

Edhe këngëtari Ardian Bujupi ka ftuar në këngën e tij Ledrin. “Gelato” quhet kënga e tyre.

Vëmendje duket se i ka kushtuar edhe artistëve të rinj të skenës.

Një tjetër artist më të cilin Ledri solli bashkëpunim është edhe rep-artisti Lluni.

“Narcos Albania” është projekti i dyshes, i cili njëkohësisht është bashkëpunimi i parë i tyre.

Një tjetër bashkëpunim i Ledrit është edhe ai me këngëtaren Melinda. “A m’ke dasht”, një këngë tipike verore, tashmë numëron mbi 11 milionë shikime në YouTube dhe është një prej këngëve më ritmike të kësaj vere.

Dy nga artistët më të pëlqyer të estradës sollën një prej këngëve më të dëgjuara të momentit. Është fjala për “Tonat”, një bashkëpunim në mes të Ledrit dhe Yll Limanit. Këngës nuk mund t’i mungojë suksesi, marrë parasysh numrin e madh të fansave që kjo dyshe ka.

Së fundi Ledri ka lansuar një tjetër bashkëpunim. Kësaj radhe jo me 1, por me 2 këngëtarë të tjerë, Lumi B dhe Nuk, “Uma Love”. Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Ledrit me Lumi B-në. Përveç që janë miq të mirë, kjo dyshe numëron një numër të madh të bashkëpunimeve përgjatë karrierës së tyre, shumë prej tyre janë shndërruar në hite të menjëhershme.

Një verë me shumë angazhime për Ledrin ishte kjo e vitit 2022. Përveç këtyre bashkëpunimeve, ai ka lansuar edhe këngën solo “Monaco”.

E vera akoma nuk ka përfunduar. A do të ketë ende këngë të reja nga Ledri, mbetet të shihet.