Showbiz

Rritet interesimi për këngët e Elvis Presleyt nga lansimi i filmit biografik

Foto: AP/Associated Press
 

Aplikacioni “Fender Play” ka vënë re një rritje të konsiderueshme në mësimin e këngëve të Elvis Presleyt, pas lansimit të filmit biografik të regjisorit, Baz Luhrmann, në muajin qershor. 

Gazeta “The Independent” ka bërë të ditur se numri i njerëzve që i kërkojnë këngët e mbretit të muzikës rock’n’roll, për t’i mësuar nëpërmjet platformës së mësimit të kitarës, është dyfishuar pas lansimit të filmit “Elvis”. Sipas këtij raporti, ndër këngët më të njohura të përzgjedhura nga njerëzit janë, “Jailhouse Rock”, “Heartbreak Hotel” dhe “Burning Love”.