Ylli i njohur i kinematografisë, John Travolta, i cili ka luajtur krahas këngëtares dhe aktores së ndjerë, Olivia Newton-John, në filmin hit të viteve ’70, “Grease”, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’ia dedikuar ca fjalë emocionuese ish-koleges së tij.
“E dashura Olivia, ti na e ke bërë jetën më të bukur të gjithëve. Ndikimi yt ishte i jashtëzakonshëm. Të dua shumë. E di që do të takohemi sërish dhe do të jemi të gjithë së bashku. I yti nga momenti që të kam parë dhe deri në përjetësi. Danny yt, Johni yt”, shkruhej në mesazhin e Travoltas të postuar në Instagram.
Newton-John dhe Travolta fituan famë ndërkombëtare në vitin 1978, kur erdhën me rolet protagoniste të djaloshit të keq, Danny dhe vajzës së ëmbël Sandy, në filmin ikonik “Grease”, shkruan CNN-i.
Para pak vjetësh, Olivia dhe John, i vizituan këto role për një natë speciale të organizuar në Palm Beach të Floridas, ku ata i interpretuan disa prej këngëve të filmit si dhe e mbajtën një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh në amfiteatrin “Coral Sky”.
Kjo ishte hera e parë që ata u shfaqën të veshur me kostumet origjinale, nga koha e realizimit të këtij projekti para më shumë se 40 vjetësh.