Olivia Newton-John, ylli i filmit Grease dhe këngëtare e shumë hiteve të njohura, vdiq të hënën në moshën 73-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur në faqen e saj në Facebook.
Në një komunikatë të shkurtër, bashkëshorti i saj John Easterling ka treguar se Olivia ka vdekur në mëngjesin e të hënës në fermën në Kalifornia.
“Olivia ishte simbol i triumfeve dhe shpresës për mbi 30 vjet, duke ndarë rrugëtimin e saj në luftën me kancerin e gjirit. I kërkojmë të gjithëve të respektojnë privacinë e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në deklaratën e familjes.