Showbiz

Debutimi i jashtëzakonshëm i albumit “Renaissance” nga Beyonce

 

Albumi i shtatë i incizuar në studio i këngëtares Beyonce, “Renaissance”, e ka kryesuar toplistën e 200 albumeve më të mira “Billboard” në Amerikë, duke e vazhduar traditën e këngëtares me albumet që debutojnë në vendin e parë të toplistave muzikore.

Shtatë albumet e Beyonces kanë arritur ta shënojnë të njëjtin sukses, ani pse lansimi i “Renaissance” është i veçantë për faktin se tashmë është bërë incizimi me debutimin më të mirë në secilin treg të madh të muzikës.