Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kurti merr pjesë në “Sunny Hill”, xhiron atmosferën me telefonin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në natën përmbyllëse të festivalit “Sunny Hill” që është mbajtur për katër ditë radhazi në Prishtinë.

Faqja "Qeveria e Republikës së Kosovës" në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet teksa Kurti xhiron atmosferën me telefonin e tij, e më pas edhe një video të cilën e ka xhiruar Kurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë ditës së dielë Kurti ka pritur në zyrën e tij këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

“Sunny Hill” është mbajtur më 4,5,6 dhe 7 gusht, derisa gjatë të gjitha netëve kanë performuar artistë të njohur botërorë si Dua Lipa, J Balvin, Skepta, Ay Trecey dhe Diplo, e po ashtu edhe shumë artistë të famshëm shqiptarqë.