Showbiz

Dua Lipa me program për kantautorët e rinj në Kosovë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka paralajmëruar program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Dua ka njoftuar se Fondacioni SunnyHill është bashkuar me Musikmakarna, akademinë e kantautorëve në Suedi, për krijimin e këtij programi të ri.

“Shkova në studio sot për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi. U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, ka shkruar ajo.

Dua Lipa është duke qëndruar në Kosovë me rastin e edicionit të tretë të festivalit “Sunny Hill”, për të cilin kanë shfaqur interesim dhjetëra mijëra të rinj.