Showbiz

Aktorja Anne Heche në gjendje kritike pas aksidentit me veturë

Aktorja amerikane Anne Heche raportohet se është dërguar në spital në gjendje kritike pas një përplasje që e la automjetin e saj të mbërthyer nga flakët.

Incidenti ndodhi të premten në mëngjes në Los Angeles, raportoi The Guardian.

53-vjeçarja është ish-partnerja e prezantueses së njohur amerikane, Ellen DeGeneres, dhe është e njohur për filmat si Donnie Brasco, Cedar Rapids dhe Psycho.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan Hechen duke vozitur një veturë të tipit “Mini Cooper”, që më vonë u pa rëndë i dëmtuar.

Vetura goditi një shtëpi dykatëshe dhe shpërtheu në zjarr.

“59 zjarrfikësve iu deshën 65 minuta për të hyrë dhe shuar plotësisht flakët brenda strukturës së dëmtuar rëndë”, tha Departamenti i Zjarrfikësve.

“Një grua e rritur u gjet brenda veturës, e cila u dërgua në spital në gjendje kritike”.