Këngët me motive kombëtare janë gjithmonë të mirëpritura nga publiku. Andaj, nuk është për t’u befasuar me suksesin që po e merr projekti i ri i Dhurata Dorës, vetëm pak orë pas lansimit.
Këngëtarja kosovare e cila jeton në Gjermani, i ka bashkuar forcat me dy reperë jashtëzakonisht të suksesshëm në tregun evropian të muzikës, Azet dhe Zuna, për ta realizuar këngën “OEO”, e cila vjen e kompletuar edhe me një videoklip të mbushur me ngjyrat kuq e zi dhe ato të flamurit të Kosovës.
“OEO” është një këngë ritmike, e cila vjen me tekst të shkruar nga Azet, Zuna dhe Bim Bimma, kurse për producent e ka Jetmir Agajn.
Videoprojekti tashmë është publikuar në platformën muzikore YouTube dhe në 15 orët e para ka arritur t’i marrë më shumë se 320 mijë pëlqime.