Showbiz

Snoop Dogg konfirmon se do të jetë pjesë e një filmi komedi

Snoop Dogg do të luajë në “The Underdoggs”, një film komedi i bazuar në një koncept origjinal që ai prezantoi me partnerin e tij producent, Constance Schwartz-Morini.

Sipas Deadline, filmi që atëherë është marrë nga kompania e prodhimit Metro Goldwyn Mayer. Shwartz-Morini ka nënshkruar për të bashkëprodhuar filmin së bashku me reperin.

Snoop e bazoi përmbledhjen e “The Underdoggs” në përvojën e tij si trajner futbolli për të rinjtë, duke e përqendruar filmin rreth një ish-lojtari të NFL-së i cili pranon të menaxhojë një ekip futbolli për fëmijë për të shmangur burgun.

Në një deklaratë, Snoop tha se filmi ishte një "projekt i vërtetë personal" për të.

“The Underdoggs” do t'i shtohet listës së madhe të përfshirjeve të mëparshme në filma të Snoopit.