Showbiz

Willow Smith paralajmëron albumin e ri muzikor

 

Këngëtarja, Willow Smith, e ka paralajmëruar lansimin e albumit të saj të ri me titull, “COPINGMECHANISM”.

E njohur nga publiku mbarëbotëror si vajza e yjeve të kinematografisë, Jada Pinkett dhe Will Smith, këngëtarja e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta paralajmëruar projektin e ri, i cili do të publikohet më 23 shtator dhe vjen pas albumit të vitit të kaluar, “Lately I Feel Everything”.