Showbiz

Demi Lovato fillon ta përdorë sërish përemrin ‘ajo’

Descriptive Text

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Demi Lovato, e ka shpjeguar arsyen pse ka filluar ta përdorë përemrin “ajo”, pas më shumë se një viti prej kur ishte deklaruar se identifikohet si gjini asnjanëse, raporton portali “Mail Online”.

29-vjeçarja Lovato, foli hapur për vendimin e saj të ri gjatë një interviste të fundit, me ç’rast zbuloi se ka vendosur të identifikohet sërish si grua, pasi kohëve të fundit po ndihet më shumë femërore.

“Në fakt e kam adaptuar sërish përemrin ‘ajo’. Unë jam një person i gjithanshëm dhe veçanërisht gjatë vitit të kaluar, energjia ime ishte goxha e balancuar dhe ndihesha më mashkullore. Kështu që e gjeta veten në një pozitë ku nuk e kisha të lehtë ta gjeja veten në aspektin gjinor, dhe nuk ndihesha si grua. Por, njëkohësisht nuk ndihesha si burrë. Thjeshtë ndihesha si një qenie njerëzore, prandaj vendosa të deklarohem asnjanëse. Për mua ka rëndësi që të ndihem njeri në thelb. Por, së fundmi kam filluar të ndihem më femërore prandaj kam vendosur ta përdorë sërish përemrin ‘ajo’. Mendoj se ajo që ka rëndësi është që askush nuk është i përkryer. Të gjithë i ngatërrojmë përemrat në një pikë të jetës, dhe veçanërisht kur njerëzit janë ende duke mësuar për veten dhe jetën. Por, gjithçka ka të bëjë me respektin”, deklaroi këngëtarja.

Në biografinë e saj në Instagram, Lovato tashmë i përdorë përemrat ajo/ata/ato.

Demi u deklaruar se i takon gjinisë asnjanëse vitin e kaluar. Me këtë rast, ajo u bëri thirrje fansave që të vazhdojnë ta jetojnë të vërtetën e tyre, sidomos personave që ende e kanë të vështirë të adaptohen me identitetin gjinor.

Lovato, është në pritje të lansimit të albumit të tetë të incizuar në studio. Me titull “Holy Fvck”, albumi planifikohet të publikohet më 19 gusht përmes studios incizuese “Island Records”. Ky projekt i ardhshëm që i përmban gjithsej 16 këngë të reja, e rikthen Lovaton te rrënjët e muzikës rok dhe pop-punk, si dhe e ofron një retrospektivë të përvojave të jetës së saj.

“Holy Fvck” vjen pas albumit të vitit 2021, “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over”, i cili u pozicionua në vendin e dytë të toplistës së 200 albumeve më të mira “Bollboard.