Showbiz

Fansat po paguajnë deri në 40 mijë dollarë për një biletë në koncertin e Adeles

Biletat për shfaqjen e parë të këngëtares britanike Adele në Las Vegas po shiten për më shumë se 40 mijë dollarë në disa faqe interneti, ndërsa biletat për koncerte të tjera mund të gjenden për 20 mijë dollarë, shkruan Bloomberg.

Të hënën, këngëtarja shpalli datat e reja për një sërë koncertesh në Las Vegas, pasi në fillim të vitit u detyrua të shtyjë ato.

Përveç 24 shfaqjeve të shtyra, janë paralajmëruar edhe tetë të reja dhe do të jenë gjithsej 32. Shfaqjet do të zgjasin nga data 18 nëntor 2022 deri më 25 mars 2023.

Sipas një deklarate nga Ticketmaster, kompania e shitjes dhe shpërndarjes së biletave, të gjitha biletat ekzistuese janë të vlefshme për datën e re. Për më tepër, një numër më i vogël biletash shtesë do të jenë në dispozicion për të gjitha 32 koncertet.

Megjithatë, qasja në çdo parashitje do të jetë e kufizuar, sipas një deklarate nga Ticketmaster. Përparësi do të kenë fansat që kanë blerë bileta në koncertet e kaluara.

Çmimi i lartë i biletave i atribuohet shtyrjes së koncerteve dhe daljeve të rralla live të Adele, sipas shefit të Bloomberg, Matthew Rados.