Showbiz

Selena Gomez e festoi ditëlindjen e 30-të

Gjatë fundjavës që e lamë pas, aktorja dhe këngëtarja e famshme amerikane, Selena Gomez, e festoi ditëlindjen e 30-të me një ndejë të madhe, ashtu siç e kishte paralajmëruar gjatë një interviste të realizuar në muajin qershor për “The Hollywood Reporter”.

Në disa fotografi të ndara në rrjetet sociale, Gomez shfaqet më e lumtur se kurrë duke festuar pranë miqve të saj më të ngushtë.

Muajin e kaluar përveç se e zbuloi se do ta organizonte një ndejë të madhe sipas dëshirës së saj, këngëtarja e famshme po ashtu tregoi se si po ndihej si një 30-vjeçare.

“Jam e lumtur që po plakem. Po ashtu më vjen mirë që me kalimin e moshës po kam më pak tolerancë për mosrespektin, gjërat e parëndësishme dhe të parehatshme në jetë. Emocionet e mia janë vetëm të miat dhe më lejohet të ndihem ashtu siç kam dëshirë. Por, kam vendosur ta organizojë një ndejë sepse pothuajse të gjithë miqtë e mi janë martuar dhe janë bërë me fëmijë, kështu që dua ta bëj një festë për veten time”.

Disa prej mikeshave më të afërta të Gomezit të pranishme në ndejë ishin Francia Raisa, e cila ia pati dhuruar veshkën këngëtares në vitin 2017, Sofia Carson dhe të tjerë.

Me rastin e ditëlindjes, Selena po ashtu e ndau në rrjetet sociale një fotografi krahas mikeshës së saj të vjetër, Taylor Swift.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)