Disa foto të modeles Kylie Jenner dhe reperit Travis Scott kanë ngritur dyshime të mëdha së fundmi te fansat e tyre. Shumë ndjekës të tyre mendojnë se ata janë drejt ndarjes, shkruan IconSyle të hënën.
Disa fotot të tyre po qarkullojnë kudo në rrjet para se dyshja të futej brenda restorantit në West Hollywood, Los Angeles. Ata u shfaqën të kapur për dore mbrëmjen e 9 korrikut, mirëpo ata nuk dukeshin të lumtur.
Ndjekësit vunë re me detaje fytyrat e tyre që dukeshin mjaft të mërzitura.
Një nga ndjekësit shkruan: “Duken kaq të mërzitur, Travis nuk qesh asnjëherë”. Ndërkohë një tjetër shkruan: “Mund të duket qartë që nuk janë të lumtur bashkë, duke i bërë të mendosh se e vetmja gjë që i bashkon është familja që kanë krijuar”.
Por si mund të jetë e vërteta vallë? A janë ata të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin?
Kylie Jenner dukej kaq bukur me veshjen e saj ndërsa Travis kishte veshur një bluzë me krahë të gjatë dhe një palë pantallona.
Shumë fansa të dyshes mendojnë se ata po qëndrojnë me njëri tjetrin vetëm për hir të fëmijëve.