Showbiz

Tom Hiddleston në pritje të fëmijës së parë

Ylli i filmave të “Marvelit”, Tom Hiddleston dhe aktorja, Zawe Ashton, janë në pritje të fëmijës së parë së bashku.

Ashton ishte në New York City për ta promovuar filmin e saj të ri, “Mr. Malcolm’s List”, ku edhe e prezantoi për herë të parë në publik barkun e saj të fryrë. Hiddleston nuk qe i pranishëm në këtë premierë.

Mbi qilim të kuq, Zawe shoqërohej nga kolegët e saj, Freida Pinto, Sope Dirisu, Theo James dhe Sianad Gregory.

Në maj të këtij viti, aktorja britanike shkaktoi spekulime rreth një fejese të mundshme me yllin e serialit “Loki”, kur u fotografua në ceremoninë shpërblyese “BAFTA” me një unazë diamanti në gisht.

Por tek në muajin qershor, Hiddleston e konfirmoi lajmin se është fejuar me Ashtonin, dhe se po ndihen më të lumtur se kurrë.

Në të kaluarën, Tom Hiddleston ka qenë në lidhje dashurie me yjet e Hollywoodit, Jessica Chestain dhe Elizabeth Olsen, si dhe pop këngëtaren e famshme Taylor Swift.