Showbiz

R. Kelly është vendosur nën vëzhgim për mundësi vetëvrasjeje, pas dënimit me 30 vjet burgim

R. Kelly është vënë nën vëzhgim për vetëvrasje, pasi u dënua këtë javë me 30 vjet burgim për akuza për shantazh dhe trafikim seksual, bëri të ditur avokatja e tij, Jennifer Bonjean për CNN.

Avokatja Bonjean ka thënë se Kelly kishte frikë se mos vihej nën një vëzhgim të tillë.

“Ironia e vendosjes së dikujt nën kontroll vetëvrasjeje kur ai nuk është vetëvrasës, është se në fakt shkakton më shumë dëm”, ka thënë Bonjean.

Avokatët e Kellyt kanë ngritur një padi duke përmendur Qendrën Metropolitane të Paraburgimit (MDC) të Bruklinit dhe zyrtarët e saj kryesorë, si dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara si të pandehur.

Sipas padisë, avokatët e Kelly-t thirrën qendrën e paraburgimit pas dënimit të tij për të mësuar për statusin e tij, dhe punonjësit ua mbyllin vazhdimisht telefonin, "qeshnin dhe ishin shumë joprofesionistë".

Bonjean ka deklaruar se prokurorët i kanë thënë që Kelly, 55 vjeç, është vënë në vëzhgim vetëvrasës sepse ai është personazh i njohur.

"Është ndëshkim të jesh i profilit të lartë. Dhe sinqerisht është tmerruese. Të vendosësh dikë nën vëzhgim të vetëvrasjes në ato kushte, është mizore dhe e pazakontë kur nuk ka nevojë për të”, është shprehur ajo.

Bonjean po kërkon gjithashtu një urdhër ndalimi të përkohshëm për të hequr Kellyn nga mbyllja.

Ajo ka thënë se i kishte kërkuar Kelly-t t'i dërgonte email pasi ai u kthye në objektin federal pas dënimit të tij të mërkurën, por kurrë nuk mori një email nga ai.

Një juri e dënoi Kelly shtatorin e kaluar për nëntë akuza, duke përfshirë një akuzë për shantazh dhe tetë akuza për shkelje të Aktit Mann, një ligj për trafikimin e seksit. Prokurorët nga Distrikti Lindor i New Yorkut akuzuan Kellyn për përdorimin e statusit të tij si një personazh i famshëmn dhe një "rrjet njerëzish në dispozicion të tij për të synuar vajzat, djemtë dhe gratë e reja për kënaqësinë e tij seksuale".

Gjyqi federal pesë-javor në Bruklin përfshinte dëshmi nga dëshmitarët që thanë se ishin abuzuar seksualisht dhe fizikisht nga Kelly. Gjykata dëgjoi gjithashtu njerëzit e përfshirë në orkestrimin e martesës së këngëtarit të muzikës R&B në vitin 1994 me këngëtaren e ndjerë, Aaliyah, kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe.

Prokurorët i kishin kërkuar gjykatësit të dënonte Kellyn me më shumë se 25 vjet burgim, ndërsa avokatët e tij mbrojtës kërkuan 10 ose më pak.