Showbiz

Beyonce pothuajse tërësisht e zhveshur në kopertinën e albumit “Renaissance”

Descriptive Text

Beyonce ka publikuar kopertinën e albumit të saj më të ri, të titulluar “Renaissance”.

Këngëtarja amerikane ka befasuar duke u shfaqur në fotografinë e kopertinës pothuajse tërësisht e zhveshur, derisa qëndron mbi një kalë.

Në një shënim të publikuar bashkë me fotografinë e kopertinës, Beyonce tha se albumi i mundësoi asaj të gjejë shpëtim, në një kohë të frikshme për botën.

“Krijimi i këtij albumi më lejoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një kohë kur shumë pak gjëra të tjera lëviznin. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, lëshuar, ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj të gjeni gëzim në këtë muzikë. Shpresoj që t'ju frymëzojë të lëshoni tundjen. Ha! Dhe të ndihesh po aq unike, e fortë dhe seksi sa je”, ka shkruar Beyonce në shënim.

“Renaissance” do të publikohet më 29 korrik. Albumi është i pari solo i Beyoncet, që nga viti 2016, ku publikoi “Lemonade”.

Ndonëse nuk është bërë i ditur numri i këngëve që do të përmbajë albumi, tashmë është publikuar audio e njërës prej këngëve, të titulluar “Break My Soul”.

Image
Foto: Carlijn Jacobs