Cameron Diaz do të paraqitet përkrah Jamie Foxxit në filmin e ri të Netflixit duke e kthyer aktoren e famshme nga pensionimi.
Foxx paralajmëroi filmin e ri, të titulluar “Back in Action” në një postim në twitter ku dëgjohej një thirrje audio mes tij, Diazit dhe Tom Bradyt, pensionimi i të cilit nga futbolli amerikan zgjati për 40 ditë.
Në një njoftim për publikun, Netflixi s’dha detaje për filmin e ardhshëm veçse tregoi se komedia-aksion është e krijuar nga Seth Gordon.
Diazi së fundmi u paraqit në vitin 2014, në rikrijimin e “Anniet”. Edhe aty Foxxi pati rol. Dyshja ka qenë bashkë edhe në “Any Given Sunday” të vitit 1999.
Incizimet e filmit do të nisin në fund të vitit, ka bërë të ditur Netflixi.
Cameron Diaz is officially un-retiring!!
— Netflix (@netflix) June 29, 2022
She will star with Jamie Foxx in a new Netflix movie — and we have an unexpected person to thank for getting her back in action… https://t.co/BciMJs5bGo