Showbiz

“BLACKPINK” është grupi muzikor më i ndjekur në YouTube

 

Grupi nga Korea Jugore, “BLACKPINK”, vazhdon ta ruajë titullin e grupit me më së shumti ndjekës në platformën muzikore YouTube, raporton portali “NME”.

Aktualisht, grupi i përbërë nga katër vajza, Rosé, Lisa, Jennie dhe Jisoo, i ka 75 milionë ndjekës në faqen zyrtarë në këtë platformë, duke u bërë edhe grupi i parë muzikor që e arrin këtë sukses.