Aktori 41-vjeçar, Chris Evans, ka rrëfyer se mendon që kostumi patriotik i superheroit të Marvelit nuk ishte më i miri nga kolegët e tij, duke përfshirë Black Widow (Scarlett Johansson), Thor (Chris Hemsworth) dhe Tom Holland (Spider-Man).
“Është kostumi për të dhe funksionon për të, por nëse po e matim kundër të gjithë Avengers, le të jemi të sinqertë: nuk është më i miri. Dreqin, ata janë të gjithë më të mirë se i imi. Qoftë Scarlett [Johansson], qoftë [Chris] Hemsworth, qoftë Tom Holland”, ka thënë aktori.
Ndërkohë, ylli i “Lightyear” kohët e fundit pranoi se ripërsëritja e rolit të tij si Johnny Storm në “Fantastic Four” do të ishte rol që do të mund ta luante kushdo tjetër.
Chris luajti Human Torch si Johnny Storm në “Fantastic Four”m të vitit 2005, dhe vazhdimin e tij “Fantastic Four: Rise of the Silver Surfer” dhe ai do të donte që superheroi të kthehejm pasi ai nuk beson se personazhi ka pasur “ditën” e tij akoma.
Chris luajti si Captain America në një mori filmash të Marvel Cinematic Universe, duke përfshirë “Captain America: The First Avenger” të vitit 2011, “Captain America: The Winter Soldier” të vitit 2014 dhe “Captain America: Civil War” të vitit 2016, si dhe disa filma të ansamblit “Avengers”, i fundit është “Avengers: Endgame” i vitit 2019.
Vitin e kaluar, Chris hodhi poshtë thashethemet se do të kthehej si Captain America.
Ai thjesht u përgjigj: “Lajm i ri edhe për mua”.
Chris gjithashtu ndau më parë emocionet e tij për të pasur “lirinë” që t’i ndjekë pjesët e tjera.
“Absolutisht jam kënaqur gjatë kohës sime në Marvel; tashmë më mungon, por nuk mund të mohohet se është shumë emocionuese të kem liri të plotë për të ndjekur çdo gjë që dëshiron oreksi im krijues”, është shprehur aktori.