Showbiz

Billie Eilish proteston kundër vendimit për abortin në SHBA

Billie Eilish ka përdorur shfaqjen e saj në Glastonbury për të protestuar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për t'i dhënë fund të drejtës kushtetuese për abortin, shkroi të shtunën BBC.

"Sot është një ditë vërtet, vërtet e errët për gratë në SHBA", tha 20-vjeçarja nga skena.

“Unë thjesht do ta them sepse nuk mund të duroj të mendoj më për këtë”.

Ajo ia dedikoi “Your Power”, një këngë për burrat e moshuar që abuzojnë me pozitën e tyre, të gjithë të prekurve.

Të premten, Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi një vendim 50-vjeçar të njohur si Roe v Wade që garantonte të drejtat e abortit në mbarë vendin për gratë.

Vendimi do të thotë se miliona gra në të gjithë SHBA-në do të humbasin të drejtën e tyre ligjore për abort pasi shtetet do të jenë në gjendje të bëjnë ligjet e tyre lidhur me të.

Eilish nuk ishte interpretuesja e vetme në Glastonbury që protestoi ndaj vendimit.

Ylli Phoebe Bridgers bëri një deklaratë të ngjashme gjatë debutimit të saj në festival.