Sharon Stone ka zbuluar se ka humbur nëntë fëmijë nga aborti spontan.
Aktorja 64 vjeçare, nënë e tre djemve, Roanit, 22-vjeçar, Lairdit, 17-vjeçar dhe Quinnit, 16-vjeçar, përmes birësimit, insiston se gratë janë të detyruara të mendojnë se humbja e një fëmije është "diçka për ta përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi”, por ylli i “Basic Instinct” thotë se kushdo që ka pësuar një abort kërkon “dhembshuri, ndjeshmëri dhe shërim”.
Në një koment në Instagram, ajo shkroi: "Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti spontan. Nuk është gjë e vogël, fizikisht dhe emocionalisht, por ne jemi bërë ta ndiejmë atë si të jetë diçka për t'u përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjenje dështimi. Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm për të cilin kemi kaq nevojë. Shëndeti dhe mirëqenia e femrës, e lënë në kujdesin e ideologjisë mashkullore, në rastin më të mirë është bërë e dobët, injorante në fakt, dhe e dhunshme në përpjekje për shtypje”.
Sharon e bëri komentin në postimin në Instagram të revistës PEOPLE duke promovuar një intervistë të përbashkët me profesionistët e "Dancing with the Stars", Peta Murgatroyd dhe bashkëshortin e saj Maks Chmerkovskiy.
Në bisedë, ylli 35 vjeçar u hap për publikim se pësoi një abort kur burri i saj, 42 vjeç, ishte në Ukrainë.
Ai tha: "Unë jam këtu vetëm për t'u siguruar që çdo gjë të shkojë mirë, pavarësisht se çfarë është. Ndjej se kjo është puna ime. Dhe atëherë kur të gjithë janë mirë, unë duhet të kujdesem për të. Por ishte çmenduri. Kjo të bën të ndihesh i pafuqishëm. Dhe për një tip si unë, të gjitha prioritetet e mia kanë ndryshuar plotësisht".
Peta gjithashtu pësoi abort dy herë më parë.
Duke folur për abortin e saj të parë spontan, ajo tha për revistën: "Isha plotësisht në siklet, në fund të turpshëm. Nuk dija as t'i shqiptoja fjalët dhe të më dilte nga goja ajo fjali: pata një abort
"Unë jam një person që krenohet me shëndetin. Unë ushtroj çdo ditë. Por siç kuptova, kjo nuk shkon paralelisht me sistemin riprodhues”.