Fama që ka fituar Dua Lipa viteve të fundit në tregun botëror të muzikës ka bërë që ajo të fitojë shumë miq edhe në mesin e artistëve.
Këngëtarja nga Kosova duket se tashmë është një mike e ngushtë edhe me reperin e famshëm amerikan, Post Malone.
Këngëtarja 26-vjeçare ka publikuar në rrjetet sociale fotografi dhe video ku shihet shumë e afërt dhe në përqafim të tij.
Bashkë me ta shihet edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ditëve të fundit Dua dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, kanë qenë shumë të përfolur në mediat në Kosovë e Shqipëri, për shkak të zhvendosjen në Tiranë e më pas rikthimit të organizimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.
Posted by Dua Lipa on Wednesday, June 22, 2022