Publikohet kënga “TERR” nga Shpat Deda dhe Edona Vatoci
Bashkëpunimi i shumëpritur i dy prej zërave më të veçantë të muzikës, Shpat Deda dhe Edona Vatoci, më në fund është publikuar.
Kënga me titull “TERR” vjen e realizuar dhe me një videoklip artistik.
Ky është bashkëpunimi i parë i këtyre kantautorëve të cilët ndër vite e kanë krijuar një bazë të madhe të adhuruesve.
Videoprojekti vjen me tekst dhe kompozim të Dedës, përderisa Vatoci e ka shkruar pjesën e saj në këngë. Për aranzhmanin, produksionin dhe incizimin live është përkujdesur Dritëro Nikqi.
“TERR” tashmë është publikuar në platformën muzikore YouTube.