Showbiz

Rita Ora publikon këngë të re më 22 qershor

Rita Ora ka paralajmëruar se do ta publikojë këngën e re më 22 qershor.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore ka shkruar në rrjetet sociale se kënga do të jetë një bashkëpunim me producentin belg, Netsky.

Kënga do të titullohet “Barricades”.

Më 8 qershor Rita ka publikuar këngën e fundit, të titulluar “Finish Line” e cila është realizuar si pjesë e një fushate për mbështetjen e grave.

Rita së fundmi është bërë po ashtu pjesë e filmit më të ri hollivudian “Tin Soldier” i cili është duke u xhiruar. Ajo do të aktrojë krahas aktorit të famshëm, Jamie Fox.

Këngëtarja 31-vjeçare është përfolur shumë javëve të fundit për shkak të fejesës dhe planeve për martesë këtë verë me regjisorin hollivudian, Taika Waititi.