Ylli 52-vjeçar i muzikës, Sean ‘Diddy’ Combs, e konfirmoi lajmin se është në lidhje romantike me reperen e grupit “City Girls”, Yung Miami, raporton portali “Page Six”.
Producenti i njohur muzikor deklaroi se e konsideron veten një burrë beqar, i cili del në takime me gra të ndryshme dhe po mundohet ta shijojë jetën në maksimum.
“Ne të dy jemi në një lidhje. Dalim në takime, argëtohemi bashkë, shkojmë në lokacione të ndryshme ekzotike dhe jemi miq të mirë”.
Këtë deklaratë ai e bëri pikërisht në shoun e të dashurës së tij 28-vjeçare, “Caresha Please”, ku ndër të tjera foli për eksperiencat e tyre të kaluara si dhe udhëtimet të cilat planifikojnë t’i bëjnë së bashku.
“Mezi pres të të dërgojë në Meksikë”, deklaroi tutje Diddy.
Ylli i hitit “I’ll Be Missing You”, në të kaluarën ka qenë në lidhje me disa personalitete të famshme si, Cassie Ventura, Jennifer Lopez dhe Lori Harvey.