Showbiz

Amber Heard nuk ka mundësi t’ia paguajë dëmshpërblimin Johnny Deppit

Foto: AP
 

Pasi një juri vendosi në favor të Johnny Depp në padinë e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, avokati i aktores pretendon se ajo nuk mund të paguajë 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin Today, të enjten, avokatja e Heardit, Elaine Bredehoft tha se aktorja nuk ka mundësi ta paguajë dëmshpërblimin për të cilin vendosin juria me vendimin e bërë publik të mërkurën.