Showbiz

Camila Cabello i quan të pasjellshëm fansat e Liverpoolit dhe Real Madridit

Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtarja e njohur latine, Camila Cabello, i ka kritikuar adhuruesit |e pasjellshëm” të futbollit, për faktin se kishin kënduar gjatë performancës së saj në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila u mbajt të shtunën mbrëma.

Në ngjarjen e rëndësishme sportive e cila u mbajt në stadiumin “Stade de France” në Paris, pop ylli i famshëm i performoi disa prej hiteve të saja muzikore, por performanca e Cabellos u pengua nga brohoritjet e larta të mbështetësve të dy skuadrave, të cilët i këndonin himnet e tyre në vend që ta dëgjonin muzikën e saj.