Showbiz

Dua Lipa rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Milano

Dua Lipa po vazhdon koncertet e saj në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

Derisa muaj më parë ajo ka zhvilluar një varg koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këngëtarja nga Kosova tani po e zhvillon turneun në Evropë.

Koncertin e fundit e ka realizuar në Milano të Italisë, ku gjatë performancës së këngës "Be The One", këngëtarja 26-vjeçare është rrëzuar.

Shumë njerëz që ishin prezent në koncert i kanë lëshuar në rrjetet sociale xhirimet ku shihet Dua teksa rrëzohet derisa po këndonte dhe vallëzonte njëkohësisht.

Në videot e publikuara shihet po ashtu se Duan e ndihmojnë shumë shpejt valltarët e saj që të ngritet në këmbë dhe ta vazhdojë performancën.