Showbiz

Semi Jaupaj dhe Ron publikojnë “All your lovin”

Semi Jaupaj ka publikuar këngë të re, pak ditë pasi publikoi këngën e saj “Ani”.

Këngëtarja nga Shqipëria ka bashkëpunuar me këngëtarin nga Kosova, Ron Zaitin për të sjellë për fansat këngën “All your lovin”.

Videoklipi është xhiruar në Ulqin, derisa kënga ka ritme verore, meqë është publikuar edhe në prag të sezonit veror.

Semi, e cila ka qenë pjesëmarrëse në “Big Brother Vip Albania 1” vitin e shkuar, ka publikuar tri këngë pas daljes nga kjo shtëpi: “Mos u kthe”, “Ani” dhe “All Your Lovin”.