Showbiz

Madonna u kërkon politikanëve amerikanë kontroll më të rreptë të armëve

Madonna i ka bërë thirrje qeverisë amerikane që të bëjë reformë për sigurinë e armëve të zjarrit, pas vrasjes së 19 nxënësve në shkollën Uvalde në Teksas, raportoi NME të enjten.

Më 24 mars, një 18-vjeçar i armatosur u fut në shkollë dhe shtiu mbi mësuesen dhe nxënësit e një klase të katërt. Më pas, edhe ai vetë u qëllua për vdekje nga policët.

Pas këtij sulmi, shumë artistë shprehën zemërimin për vrasjet masive dhe armët, përfshirë Taylor Swift, Olicia Rodrigo, Finneas, e shumë të tjerë.

Tani, Madonna në Instagram ka bërë thirrje për kontroll më të rreptë të armëve.

“Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që prindërit e këtyre 19 fëmijëve ndjejnë”, shkroi ajo.

Ajo u bëri thirrje ligjvënësve që t’i mbrojnë fëmijët duke i nxitur që të “kufizojnë qasjen në armët e zjarrit nga persona që janë në rrezik të lëndimit të vetes apo të tjerëve”.