Showbiz

Vanessa Hudgens do ta prezantojë ceremoninë “MTV Movie Awards”

Aktorja 33-vjeçare, Vanessa Hudgens do të rikthehet në rolin e prezantueses së ceremonisë së ardhshme, MTV Movie and TV Awards”. Ajo e prezantoi këtë ngjarje edhe në vitin 2020, kur u mbajt në formatin online për shkak të pandemisë. Ndërsa, tani rikthehet për ta drejtuar atë ‘live’ në Santa Monica më 5 qershor. 

Duke qenë e entuziazmuar për rikthimin e saj në këtë rol, Vanessa deklaroi: “Po rikthehem! Më besoni, nuk doni t’ju shpëtojë kjo ceremoni”. 

Filmi “Spider-Man: No Way Home” dhe seriali “Euphoria”, i udhëheqin nominimet e sivjetme. 

Projekti hit i aktorit britanik, Tom Holland, ka arritur të nominohet në gjithsej shtatë kategori, përfshirë çmimet “Filmi më i mirë” dhe “Heroi më i mirë”.

“Euphoria’, drama për tinejxherë e kanalit HBO ku luajnë aktoret, Zendaya dhe Sydney Sweeney, dominon në kategoritë për televizion me gjashtë nominime gjithsej. 

Vanessa Hudgens, e cila u bë e famshme për portretizimin e Gabriella Montezit në filmat “High School Musical”, në të kaluarën kishte treguar se i ka pëlqyer shumë roli i prezantueses së ceremonisë së njohur shpërblyese. 

Ylli Hollywoodian shpjegoi se synimi i saj kryesor ishte t’i dispononte njerëzit në kohë pandemie. Megjithatë, prezantimi i shout në vitin 2020 i pati edhe sfidat e veta.