Rita ora ishte një këngëtare në ngritje dhe pa asnjë këngë të vetme kur iu dha shansi në vitin 2009 që ta përfaqësonte Britaninë në konkursin e përvitshëm “Eurovision”.
Ndonëse fillimisht ishte e entuziazmuar për ofertën, këngëtarja kosovare, tani 31-vjeçare, në fund mendoi se kjo nuk ishte rruga për të ngritur karrierën që synonte.
Duke folur në podcastin “Coupledom with Idris and Sabrina Elba”, së bashku me motrën, njëherësh menaxheren e saj Elena, ajo Rita tha se ishte e emocionuar për këtë, mirëpo e ndjente se kjo nuk ishte ajo çka donte.
"Ishte një mundësi. Dola në audicion para Andrew Lloyd Webber dhe unë e bëra atë, dhe e mora ofertën. Isha shumë e emocionuar, por gjithashtu ndjeva se nuk ishte koha ime dhe nuk ishte rruga ime për në industrinë e muzikës. E di që isha shumë e re për ta marrë atë vendim, por diçka më tha se nuk ishte rruga ime, kështu që nuk e bëra dhe thashë jo. Ky ishte një vendim që morëm së bashku (me motrën dhe menaxheren e saj Elena) ndoshta një nga vendimet e para të mëdha”, ka sqaruar Rita.
Elena u bë menaxhere e Ritës vetëm sepse krijuesija e hitit "I Will Never Let You Doën" vazhdoi të kërkonte mendimin dhe këshillën e saj dhe mendon se ato bëjnë një partneritet të shkëlqyeshëm.
“Rita më kërkonte vetëm mendimin tim dhe më pas filloi çdo ditë. Sado kreativë që jemi ne, është e pamundur të bëjmë gjithçka vetë”, ka thënë motra e Ritës, Elena.
Pasi refuzoi “Eurovision”, Rita arriti një marrëveshje me “Roc Nation” dhe vazhdoi të publikojë këngën e saj të parë me DJ Fresh, 'Hot Right Now', në vitin 2012.
Albumi i saj debutues, 'Ora, u publikua më vonë atë vit dhe arriti të kryesonte në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar u përfaqësua në “Eurovision” të vitit 2009 nga Jade Ewen e cila doli e pesta me këngën “It's My Time”.