Showbiz

Kardashian nuk shqetësohet për martesën e tretë

Kourtney Kardashian nuk po stresohet për martesën e tretë me Travis Barker dhe është e emocionuar që do të ketë ditën përrallore në Itali, para familjes së saj të famshme.

Ylli 43-vjeçar u martua zyrtarisht me bateristin e Blink-182, Travis, 46 vjeç, në një ceremoni të vogël në Santa Barbara, pas një martese të thjeshtë në Las Vegas në mars, mirëpo planifikon të organizojë ceremoninë e tretë në Itali dhe thuhet se është në disponim të mirë për dasmën.

“Kourtney ka qenë shumë e qetë përpara dasmës dhe në humor të mirë. Është thjesht e lumtur dhe kaq e dashuruar me Travis e as nuk është stresuar për detajet. Janë shumë të emocionuar për ta filluar këtë kapitull tjetër në jetën e tyre dhe ta bëjnë atë edhe më zyrtare”, ka bërë të ditur një burim.

Sipas burimit, ylli i “The Kardashians” - i cili ka Mason, 12 vjeç, Penelope, nëntë, dhe Reign, shtatë, me ish-partnerin Scott Disick, teksa Travis ka Landon, 18, dhe Alabama, 16, me bashkëshorten e dytë Shanna. Moakler - po pret me padurim ta bëjë “dasmën e saj përrallore” dhe se familja e saj e famshme do të jetë e përfshirë në ditën e madhe.

“Megjithëse ajo tashmë është e martuar ligjërisht me Travisin, është e emocionuar që më në fund do të ketë dasmën e saj përrallore dhe do të ketë miqtë dhe familjen dëshmitare gjatë shkëmbimit të betimeve. Familja do të përfshihet shumë dhe të gjithë fëmijët e tyre do të jenë atje. Ishte e rëndësishme për Kourtneyn dhe Travisin që fëmijët të ishin pjesë e ceremonisë”, ka bërë të ditur E! News.